Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Notice: Undefined variable: reklama in /home/shqiperia/application/views/helpers/Reklama720.php on line 8

flamuri shqiptar ka bere xhiron e botes gjate gjithe dites se djeshme. Ne faqet online, por edhe ne youtube, shqiptaret kane postuar festimet e tyre per 100-vjetorin e Pavaresise, ne vendet ku ndodhen si emigrante. Eventi i pagezuar “100 vjet! Gezuar Shqiperi!” Ne Shtetet e Bashkuara, me rastin e 100-vjetorit te pavaresise se Shqiperise, tabelat elektronike ne sheshin Times Square ne Manhattan do te shfaqin flamurin shqiptar dhe ne shesh do te jepet nje koncert me kenge dhe valle shqiptare.

2 nga 17

Me pas, shefi i Shtabit te Pergjithshem, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ne cilesine e drejtuesit te parades ka dhene komanden per fillimin e parades ushtarake. Nen ritmin e marsheve te ekzekutuara nga Orkestra Frymore e FA ka nisur parada ushtarake me rastin e 100-vjetorit te Pavaresise se shtetit shqiptar. Te paret qe parakalojne para tribunes jane veteranet e Luftes Antifashiste Çlirimtare, brezi i nderuar qe sublimoi jeten ne Luften Antifashiste, duke e rreshtuar vendin tone ne anen e koalicionit te fitimtareve. Pas tyre me flamuj ne duar parakalojne perfaqesues te vendeve anetare te NATO-s. Vijne para tribunes perfaqesuesit e Forces se Sigurise se Kosoves. Ata parakalojne krenare si pasardhesit e Heroit Legjendar Adem Jashari.


Notice: Undefined variable: reklama in /home/shqiperia/application/views/helpers/Reklama720.php on line 8

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama