Rutte i tregon me gisht Trump atletet e Ramës, ja si reagon Presidenti amerikan

8 Korrik 2026
Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e dytë të samitit, takimet kanë nisur teksa është shkrepur edhe fotoja familjare.
Mes liderëve botërorë, është edhe kryeministri Edi Rama i cili ka mbërritur në samit i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Ferit Hoxha dhe ministri i Brendshëm, Ermal Nufi.
Krah Ramës në foto është presidenti turk Erdogan, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe liderë të tjerë si presidenti amerikan, Donald Trump. Në foto shihen edhe kryeministrat e Britanisë, Italisë, Greqisë, Spanjës etj. Pas fotos, samiti do të vijojë me takimet dhe axhendën e saj.
Një moment që tërhoqi vëmendjen ndodhi teksa Shefi i NATO-s Mark Rutte po i tregonte me gisht Presidentit Trump atletet e bardha që kishte veshur Rama, duke buzëqeshur. Shikoni reagimin e Presidentit të SHBA në videon e mëposhtme.
