Sot 28 Nëntor fillon Kalendari nr. 1. – Qytetarët në protestë 181 ditë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

28 Nëntor 2026
Qytetarët kanë dalë sërish në protestë më dt. 27 Nëntor kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ku kërkojnë largimin e tij.
U mbushën 181 ditë, të rinj, studentë, qytetarë protestojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ata janë shprehur se nuk tërhiqen dhe se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama mbetet një kërkesë e panegociueshme.
Ndërkohë policia është vendosur kordon te Kryeministria.
Ndërkohë më 28 nëntor është thirrur protestë mbarëkombëtare, ndërsa revoltës pritet t’i bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora.