27 Nëntor 2026

Rreth 1600 efektivë të Policisë së Shtetit pritet të angazhohen në terren për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës së paralajmëruar për ditën e nesërme, 28 Nëntor, në Tiranë.

Mësohet se, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e tubimit, parashikohen edhe kufizime të përkohshme të qarkullimit rrugor në disa akse të kryeqytetit.

Bllokimi i rrugëve nuk do të bëhet sipas një plani të paracaktuar, por do të varet nga lëvizja dhe itinerari që do të ndjekin protestuesit gjatë marshimit.