27 Nëntor 2026

Pas njoftimit për krijimin e një partie të re politike, kanë reaguar “Studentët n’Protestë”, duke theksuar se nuk janë pjesë e asnjë subjekti politik dhe se nuk mbështesin asnjërën prej partive. Me anë të një njoftimi zyrtar, ata kanë rikujtuar se që nga 31 maji kanë qenë në mbështetje të protestës dhe kërkesave të saj, duke theksuar se fryma e kësaj lëvizjeje qytetare i tejkalon partitë politike dhe bindjet personale.

Ata theksojnë gjithashtu se secili është i lirë të ndërmarrë iniciativa politike, por nënvizojnë se veprime të tilla nuk duhet të lidhen me emrin e komunitetit.

Njoftimi: 

Përshëndetje, uroj të jeni mirë. Po ju percjell një komunikim të shkurtër:

Studentet n’Protestë, si një komunitet studentësh i krijuar në protestë, deklaron se nuk është pjesë e asnjë partie politike!

Nga 31 maji, e deri sot, ne, Studentët n’Protestë, kemi qenë në mbështetje të protestës dhe kërkesave të saj. Kemi besuar se fryma e krijuar nga kjo revoltë qytetare, tejkalon partitë politike dhe bindjet personale, duke përfshirë një pjesë të madhe të shoqërisë. 

Edhe sot, pas 13 tetorit, kur studentët dolën masivisht, vazhdojmë të mbajmë të njëjtin qëndrim. 

Ne nuk kemi formuar parti politike 
e as nuk jemi mbështetës të ndonjërës prej tyre. 

Vlerësojmë se gjithësecili është i lirë të marrë një iniciativë politike, por ne bëjmë të qartë se ky veprim nuk është në emrin tonë.