26 Nëntor 2026

Përfaqësues të diasporës shqiptare në Gjermani u janë drejtuar bashkatdhetarëve me një thirrje për t’iu bashkuar protestave të paralajmëruara më 28 dhe 29 nëntor.

Sipas njoftimit, tubimi i parë do të zhvillohet më 28 nëntor, në orën 10:00, në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë, ndërsa një ditë më pas shqiptarët në Gjermani do të mblidhen në Breslauer Platz, në Köln, në orën 15:00.

Përmes mesazhit të tyre, organizatorët ftojnë shqiptarët të bashkohen në këto tubime dhe të shprehin mbështetjen e tyre.

“Le ta mbushim Tiranën dhe zemrën e Evropës me ngjyrat kuq e zi, me zërin dhe unitetin tonë”, thuhet në thirrjen drejtuar diasporës.