Aktivistja distancohet nga partia e re: – Nuk na përfaqëson

27 Nëntor 2026
Aktivistja Dolores Kraja ka kundërshtuar krijimin e partisë së re “Të Bashkuar për Shqipërinë”, duke deklaruar se ajo nuk përfaqëson protestuesit dhe nuk ka dalë nga lëvizja në shesh
E ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, me Ola Brukon, Kraja u shpreh se nuk do ta mbështesë këtë parti dhe se nuk është ftuar për t’u bërë pjesë e saj.
Ajo theksoi se do të përkrahte një nismë politike që do të vinte drejtpërdrejt nga protestat, por sipas saj, krijimi i partive të veçanta në këtë moment rrezikon të përçajë lëvizjen dhe t’i japë kryeministrit Edi Rama një mundësi për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme. Kraja deklaroi se protestuesit duhet të bashkohen fillimisht për të rrëzuar qeverinë dhe vetëm më pas të diskutojnë për krijimin e partive apo alternativave politike.