Deklarata e papritur nga Kina për vaksinën Sinovac, ish-deputeti i PD-së i bën thirrjen urgjente Prokurorisë

11 PRILL 2021

Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu përmes një postimi në Facebook shprehet se Rama dhe “specialistët” e tij i përgënjeshtron vetë Kina për vaksinën kineze ndaj Covid.

Shehu thekson se Drejtori i Përgjithshëm i Kontrollit të Sëmundjeve në Kinë, Gao Fu deklaron se vaksinat kineze kanë nivel të ulët të mbrojtjes së efikasitetit.

Postimi i Tritan Shehut:

Ramen dhe “specialistet” e tij i pergenjeshtron per vaksinen kineze Covid vete Kina nepermjet Drejtorit te Pergjithshem per Kontrollin e Semundjeve, Gao Fu.

Ai deklaron se Vaksinat kineze kane nivel shume te ulet mbrojtje e efikasiteti, reth 50%, nen shifrat e lejuara kjo, larg standarteve edhe te OBSh.

Covidi ne Kine

Te presim dhe pak dite cfare do te deklaroje vete Kina edhe per efektet e pa desheruara te atyre vaksinave.
Nderkaq pyetje e shqetesimi behet edhe me i thelle e i paqarte duke ritur dyshimet per keto vaksina te pa certifikuara dhe te futura ne Shqiperi “kontrabande”:

— Po vaksinat kineze te ardhura ne Shqiperi nepermjet Turqise a mos kane karakteristika edhe me negative?

—Kush garanton per keto vaksina, aq me shume jo te importuara direkt edhe nga ai prodhues krejt jashte standarteve?

Dikush duhet te pergjigjet e te mbaje pergjegjesi se shqiptaret nuk jane “kavie”.

Nderka Prokuroria duhet te veproje se sa per ate Komitet….

Gazeta Sot