Zjarr i madh në fshatin Haspiraj të Peqinit, vijon aktiv prej tre orësh, vijon të digjet pylli

7 Tetor 2026
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj të Peqinit.
Zjarri u identifikua në orët e pasdites dhe u deshën rreth 3 orë nga ekipet zjarrfikëse për ta vënë nën kontroll dhe për ta fikur tërësisht më pas.
Prej disa ditësh zjarret e qëllimshme kanë pushtuar sipërfaqe të tëra në fshatrat e Peqinit.
Sezoni i vjeshtës sjell gjithmonë më shumë zjarre për shkak të djegies së tokave bujqësore, nga fermerët, zjarre të cilat më pas dalin jashtë kontrollit.
Zjarrfikësja Peqin vijon apelin drejtuar qytetarëve për mosndezjen e zjarreve. Era e fortë e ditëve të fundit ka bërë që zjarret të përhapen gjerësisht duke djegur hektarë të tërë me pemtari.
