Veliaj i drejtohet me letër Ballukut: – Rama është kot, nuk merr dot më vendime! Më ndihmo të operohem. /“Socialisti ‘me duar të lidhura’ po dorëzohet para jush!”

20 Nëntor 2026
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është drejtuar publikisht ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku si drejtuese e qarkut Fier, duke i kërkuar që të mundësojë operacionin e tij të këmbës në Tiranë.
Në një reagim në rrjete sociale, ai shprehet se kërkesat e tij drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrit të Drejtësisë Gogu dhe drejtoreshës së Burgjeve nuk kanë marrë përgjigje.
Duke ironizuar situaten, ai shkruan se, sipas asaj që i thuhet në burg, “hallin tënd e zgjidh veç Bela”.
“Është evidente ajo që thonë të gjithë këtu, se “Kryeministri është kot, nuk merr dot më asnjë vendim” dhe se “hallin tënd e zgjidh veç Bela”. Ndaj, po dorëzohem edhe unë si gjithë shqiptarët e socialistët e po vij tek ju në ditën e Pranisë Besnike.“, shkruan ai.