Ura e Vezirit u ndërtua në fillim të shek.XVII.  Ure qe lidhte rrethin e Pukes me Kukesin, pjese e Udhes tregetare Shkoder – Prizren.

Ajo ishte një ndër urat më të mëdha të ndërtuara në Ballkan gjatë Perandorisë Osmane. Është e ndërtuar nga 5 harqe me madhësi të ndryshme. Tre harqet e mesit janë më të mëdhenjtë e më të gjerët, ndërsa dy harqet e fundit janë ndërtuar në brigje deri në shpatin e malit.

Harku i mesit kishte një lartësi prej 20m. Këmbët e urës ishin të vendosuara në shkëmbinj të fortë gabrorë. Në këmbët mbështetëse qëndronin 13 dritare me harqe në formë lundre. Kjo urë ndodhet në rrugën Shkodër-Prizren.

Ura  eshte bere e pakalueshme ne mes te Dy lufterave Boterore. Sot rrenojat e saj jane poshte ujrave te Liqenit te Fierzes.