Revolta studentore kundër politikës së vjetër, ambasadori amerikan në Tiranë me mesazh të fortë: – E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj!

12 Nëntor 2026
Rinia shqiptare është çelësi i së ardhmes dhe zhvillimit të vendit. Ky ishte mesazhi i ambasadorit amerikan në Tiranë, Eric Wendt, gjatë një takimi me studentët në kryeqytet.
Diplomati amerikan vizitoi studentët e Institutit të Teknologjisë të Rochester-it në Akademinë Amerikane të Teknologjisë në Tiranë (AATT). Gjatë takimit, ai u njoh nga afër me mënyrën se si edukimi amerikan dhe inovacioni po përgatisin të rinjtë për të marrë role drejtuese në të ardhmen.
Ambasadori dëgjoi gjithashtu idetë dhe propozimet e studentëve për hapat konkretë që mund të ndihmojnë në zhvillimin e Shqipërisë. Përmes një postimi, Wendt theksoi se e ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj.
