Piktori i shquar Bujar Zajmi ne Peje.

Artedashesit pejan kane fatin dhe privilegjin qe ta vizitojne ekspoziten E Prof. Bujarit, piktor,  qe veprat i kerkohen nga koleksioniste dhe muze Europane e me gjere.

Në Galerinë e Arteve të Pejës u hap ekspozita e piktorit Tiranas me rrënjë Pejane z.Bujar Zajmit. Kjo ekspozitë është organizuar në përkujdesin e kryetarit të Pejës z.Gazmend Muhaxheri dhe me organizim të përbashkët të galerisë së arteve dhe drejtorive për kulturë dhe ajo për integrime dhe diasporë.

Për një muaj rresht, në galeri do të qendrojnë të ekspozuara 80 punimet e përzgjedhura me motive kombëtare që janë punuar ndër vite. Janë paraqitur piktura në stile të ndryshme, materiale të ndryshme dhe forma të ndryshme.