11 Nentor 2026

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dublin të Irlandës për një vizitë zyrtare në kuadër të takimeve të nivelit evropian. Por edhe aty, shqiptarët e kanë pritur me protesta.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur përpara vendit të takimit të Ramës duke thirrur: Rama resign (jep dorëheqjen)! Rama ik! Shqipëria nuk është në shitje.

Ndërkohë sot është dita e 165 e protestës, ndërsa organizimi i sotëm është paralajmëruar të jetë kombëtar, me qytetarë dhe studentë që pritet të vijnë në Tiranë nga e gjithë Shqipëria.

Shqiptarët e presin kryeministrin Rama me protesta edhe në Dublin – Kriminel

Tubimi do të nisë përpara Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit do të mblidhen për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë. Më pas, ata do të marshojnë në drejtim të kryeministrisë, ku pritet të vijojë protesta.