Ju kujtohet Pavlina Mani, aktorja e teatrit dhe kinemase shqiptare. –

Ajo eshte padyshim nje nga aktoret me fantastike qe ka prodhuar kinematografia dhe teatri shqiptar. Po flasim per Pavlina Manin, aktorja qe per brezin pas ’90-ës mbahet mend per serialin e famshëm te filmit “Njerëz dhe fate”, ndersa per artdashesit me te vjeter në ne moshe kujtohet vecanerisht per interpretimin e jashtezakonshem ne komedinë “Pallati 176”.

Por ku behet sot Pavlina Mani? Ku jeton ajo dhe prej sa vitesh eshte shkeputur nga vendlindja e saj?

Per te gjithe ata qe nuk e dine, aktorja e mrekullueshme u largua me familjen e saj per në Shtetet e Bashkuara para 16 vitesh, ku edhe vazhdon te jetoje sot e kesaj dite.

Pavlina Mani është një aktore e mirënjohur shqiptare. U lind në Lushnjë më 13 nëntor 1948. Artiste fine, ajo ka realizuar shumë role të spikatur, duke filluar në 1966 në “Oshtimë në bregdet”, kur ishte ende studente. Është nderuar me disa çmime. Prej vitit 2002 jeton me familjen e saj në SHBA.

Ishte koha për dashuri – (2004)
Njerez dhe Fate – (2001-2003)
Po vjen ai (1999) mini-seri
Bolero – (1997)
8 persona plus, teatër – komedi
Nata e dymbëdhjetë – komedi -teatër
Fletë të bardha – (1990) (TV)
Kush e solli Doruntinën (1989) teatër-drama, rol episodik, një nga vejushat
Stolat në park – (1988)
Tela për violinë – (1987)
Dy herë mat – (1986) , gruaja Ilos
Pallati 176 – (1985) Lirija, teatër-komedi
Në prag të jetës – (1985)
Rruga e lirisë – (1982)
Pas vdekjes – (1980)
Radiostacioni – (1979)
Lulekuqet mbi mure – (1976)
Gjenerali i ushtrisë së vdekur – (1975)
Qyteti më i ri në botë – (1974)
Mimoza llastica – (1973)
Oshëtim në bregdet-(1966).