12 Nëntor 2026

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar Asamblenë e Partisë Socialiste, që pritet të mbahet ditën e shtunë, duke shprehur skepticizëm për zhvillimet dhe vendimmarrjen brenda forcës politike në pushtet.

Lubonja e cilësoi PS-në si një parti të ndërtuar mbi kultin e një personi, duke pretenduar se një pjesë e mirë e përfaqësuesve të saj janë thjesht figura pa fuqi reale vendimmarrëse.

Sipas analistit, vendimet e rëndësishme të kryeministrit Edi Rama nuk merren vetëm brenda strukturave zyrtare të partisë, por ndikohen edhe nga aktorë të tjerë jashtë tyre.

Duke u ndalur te përplasja mes Edi Ramës dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, analisti tha se raporti mes tyre mund të komentohet politikisht, por theksoi se pozitat e dy personazheve janë krejt të ndryshme.

“PS parti e ngritur mbi kultin e një personi. Ata një pjesë e mirë janë thjesht figure, kukulla. Rama vendimet që merr për fatet tona i merr me ata që janë mbrapa skenës që janë oligarkia, krimi organizuar që  i mban për punët e mëdha…Pa lëvizur ky asgjë nuk ndryshon. Përplasja Rama -Veliaj mund të komentohet, por Veliaj është në burg, ndërsa ky është në krye të shtetit…Akuza është shumë e madhe, Rama mund të akuzohet për shantazhin që i kanë bërë Veliajt bashkë me Toni Gogun, por në këtë vendin tonë, këto minimizohen…Të tjerët janë të rreshtuar, pra nga kjo Asamble nuk pres asgjë”, tha Lubonja.