Gazetari sfidon Ramën: – A jeni personi i duhur për ta futur Shqipërinë në BE? Ja si përgjigjet kryeministri- Jeni të mbytur në gënjeshtra

12 Nëntor 2026
Para samitit në Dublin kryeministri Rama foli me gazetarët për rrugëtimin europian të Shqipërisë.
I pyetur nëse ai është personi i duhur për të futur Shqipërinë në BE, kryeministri tha se, kjo është diçka që i takon shqiptarëve për ta vendosur, gjë që siç tha ai u konfirmua me mandatin e fortë që populli shqiptar i dha vitin e kaluar në zgjedhje.
Deklaratat e Kryeministrit Edi Rama për mediat në mbërritje të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian:
Pyetja e gazetarit: A mendoni ende se jeni personi që do e fusni Shqipërinë në BE, apo mendoni se procesi do të përshpejtohej nëse nuk do ishit ju në krye të shtetit në këtë moment?
Rama: Nuk është diçka që e vendosni ju, por shqiptarët dhe shqiptarët më kanë dhënë mandat shumë të fortë. Kjo nuk ka ndodhur 10 vite më parë, por në zgjedhjet e viti të kaluar. Ndaj edhe një herë, jeni të mbytur në gënjeshtra dhe të pavërteta që janë përhapur për Shqipërinë.
Nga: Gazeta Sot
