Suel Çela kërkoi arrestime që t’i siguronte PS-së në Elbasan 9 deputetë

20 Maji 2026
Duke folur në një studio televizive, Basir Çollaku tha:
“Unë kam lexuar një dokument zyrtar, që është në dosje. Flet Suel Çela me gjyqtaren dhe i thotë: ‘I kemi thënë Taulantit, na arresto një, dy, tre emra dhe ne të sigurojmë 9 deputetë për PS-në në Elbasan. Jemi kamikaz për ju’. Ai tha ‘mi shkruaj në një copë letër, t’ia çoj Ramës, ia çoi, mori konfirmimin’…Është tekst i shkruar, është në dosje, është në gjykatë, është me dokument. Kjo është me emra, ja çuam, u vendos, por u tha ‘mbajeni fjalën ju, se ne duam 9 deputetë’. Cilin prej tyre thirri SPAK?! Kjo ka 5 vjet. Këtu çalon gjëja, por ka edhe shumë, s’do lexoj dosjen këtu. Ka plot dokumente të tilla”.
Gazetari pretendon se komunikime të tilla ndodhen në dosjen hetimore.
