Mbetjet toksike në Vlorë, vetëm ai traget ka sjellë 15 ngarkesa?!

21 shkurt 2020

Kapja e sasive të mëdha të amiantit e dhjetëra fuçive me substance të rrezikshme në bordin e një trageti të linjës Brindizi-Vlorë, është pasqyruar shpejt në mediat e vendit fqinj.

Duke theksuar faktin që në pranga përfunduan 6 persona, Corriere del Mezzogiorno jep dhe një informacion të ri: sipas të dhënave të para, thekson ajo, mendohet se dy firmat e përfshira kanë realizuar të paktën 15 porosi të ngjashme, që vinin të gjitha nga Italia.

Qutidianodipuglia gjithashtu e cilëson një skandal episodin, duke theksuar se mbetjet toksike ishin gati për tu groposur.

Në vitin 2012, pat dalë në dritë një hetim italian i cili nxirrte në pah skandale në seri për mbetjet toksike që kishin hyrë në Shqipëri gjatë viteve 2007-2008.

o.j/dita