“I provojnë supën para se ta hajë”/ Gazetari, zbulon prapaskenat e forta: – Erion Veliaj, ka marrë përkrahje brenda burgut për t’a ruajtur nga persona privat

3 Nëntor 2026
Gazetari Lavdrim Lita, i ftuar në nje studio televizive dha deklarata të forta për izolimin e Erion Veliajt. Lita shprehet se Veliaj ka marrë përkrahje brenda burgut në Fier. Sipas tij, Veliaj ruhet nga persona privatë. Lita deklaron se paligjshmëria është kthyer tashmë në një normalitet.
Lavdrim Lita:
Erion Veliaj është në pozitë të vështirë.
Po dëmton kryeqytetin, pasi po fut Tiranën mes tij dhe Ramës dhe askush nuk ia ka borxh. Erion Veliaj ka marrë përkrahje brenda burgut në Fier, për t’a ruajtur, jo nga institucionet, por nga persona privatë.
Kemi hyrë në një vorbull paligjshmërie dhe ofertash që nuk kërkohen, siç janë koncesionet dhe PPP-të që bën shteti. Edhe në burg ka oferta të pakërkuara, që të ndihmojnë, që të provojnë supën kur ti kërkon ta hash dhe të mbrojnë kurrizin, kur lahesh në dush.
