Policia ndërhyn gjatë protestës paqësore pranë Ministrisë së Arsimit, shoqërohen disa studentë. Efektivët shtyjnë edhe gazetarin e News24

3 Nëntor 2026
Disa të rinj protestues janë shoqëruar nga Policia në Rrugën e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit, ku studentët po zhvillonin tubimin e tyre.
Sipas informacioneve paraprake, të rinjtë po protestonin paqësisht kur efektivët kanë ndërhyrë dhe kanë shoqëruar disa prej tyre. Deri më tani, Policia nuk ka dhënë shpjegime për arsyet e shoqërimeve.
Ndërkohë, disa prej protestuesve të tjerë janë ndjekur nga efektivët në drejtim të Sheshit Skënderbej.
Gjithashtu, policia nuk është kursyer as ndaj mediave, teksa efektivët kanë shtyrë gazetarin e News24, Renaldo Salianji i cili ndodhej duke raportuar nga terreni zhvillimet e protestës dhe po filmonte veprimet e policisë ndaj të rinjve.
