Veliaj nga burgu: – Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës

2 Nëntor 2026
Kjo letër e dorëshkruar nga kryebashkiaku i burgosur i Tiranës Erion Veliaj, përbën një zhvillim të fortë dhe një përplasje të hapur politike brenda Partisë Socialiste të Ramës.
Në një postim shoqërues të letrës në FB Veliaj hedh akuza të rënda, duke thënë se ekziston një presion i drejtpërdrejtë ndaj tij për të pranuar kushte të caktuara, për të hequr dorë nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe për të ndërprerë lidhjet e tij politike.
Përmbajtja e letrës pasqyron një tension të skajshëm institucional dhe personal, ku Veliaj sfidon hapur kreun e qeverisë, duke e vënë theksin te mbrojtja e dinjitetit të tij dhe duke hedhur poshtë çdo aludim apo akuzë lidhur me organizimin apo financimin e protestave nga paraburgimi.
Teksti i postuar nga Veliaj:
Dua të siguroj socialistët se unë nuk e gjuaj shtëpinë time socialiste me gurë, por as nuk lejoj të gjuajë me gurë askush mbi dinjitetin tim.
Unë vërtet kam më pak liri sesa Kryeministri, por kam shumë herë më tepër dinjitet se ai.
Refuzoj haluçinacionet bolshevike që unë kam organizuar ose financuar protestat dhe e gjithë e vërteta e takimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, është kjo letër e shkruar me dorën time.
Sfidoj Kryeministrin e vendit të nxjerrë një provë të vetme për aludimet e protestave.
Ndryshe ik!

Letra e plotë bashkëngjitur në postim:
E premte, ora 22:30�
Toni Gogu vjen në takim pas 20 muajsh.
TG: R ka bërë transferimin, urdhër që ky nga konvikt duhet të bëjë burg tamam dhe që personalisht është marrë dhe me lejen për spital, lejet për takime, deri te aksesi tek miqtë e familja.
R ka bypass TG dhe ka urdhëruar vetë transferimin e izolimin me këto 3 kërkesa:
– Prano përfshirjen me Flamingot – Studentët ose do të shtohen akuzat për “prishje të rendit kushtetues” nga burgu e do bësh 100 vjet burg në 313 e 302.
– Hiq dorë nga bashkia TR dhe delegoje (te Arbër Hajdari).
– Mos u këshillo më me Plarent Ndrecën.
