Protesta studentore hyn në ditën e 21-të, të rinjtë do mblidhen sot në orën 12:00 te Politekniku

Foto arkiv Protesta
2 Nëntor 2026
Protesta studentore kundër qeverisë së Edi Ramës hyn sot në ditën e 21-të, ndërsa të rinjtë vijojnë të këmbëngulin në kërkesën e tyre për largimin e kryeministrit.
Me moton “Pa dorëheqje nuk ndalojmë”, studentët kanë njoftuar se do të mblidhen në orën 12:00 pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, për të vijuar revoltën e nisur prej javësh.
Pavarësisht presionit dhe përpjekjeve të qeverisë për ta shuar protestën, studentët nuk tërhiqen nga qëndrimi i tyre.
Ata kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, duke e kthyer revoltën studentore në një lëvizje që po sfidon çdo ditë qeverinë dhe institucionet e saj.
Mesazhi i tyre mbetet i prerë: protesta nuk do të ndalet pa largimin e kryeministrit.
