3 Nëntor 2026

Analisti Fatos Lubonja u shpreh se çështja e Erion Veliajt dhe deklaratat e tij për kërcënimet që i janë bërë duhet të hetohen.

Gjatë intervistës në emisionin “Minuta e Parë” në News24, tha se nëse rezultojnë të vërteta atëherë është abuzim me pushtetin absolut.

Teksa foli për kryeministrin Edi Rama u shpreh se tashmë duket se “Rama e ka të pamundur të shohë realitetin siç është në sy”.

“Rama kontrollin e Bashkisë e ka, nuk besoj që Hajdari apo Veliaj tani i prish shumë punë…Më shumë i duhet nevoja për narrativë dhe përdor edhe Veliajn. Imagjinoni sikur Veliaj të bënte të penduarin, edhe pse më duket se ka pak gjasa të ndodhë. Çështja e Veliajt është ndërkombëtarizuar. Në një shtet ligjor kjo ishte një gafë e paparë, dhe duhet të dënohej për këtë kërcënim që ka bërë…ky është një shantazh, është abuzim me pushtetin absolut. Me këtë regjim autoritar që po bëhet , ke me këtë narko-regjim policor ai mund të thotë që rezultati i zgjedhjeve është ai që dua unë . por me këtë që ka bërë me Veliajn është për t’u kontrolluar. Sepse këtu ose Veliajt duhet ti shtohen akuzat ose këtij që ka bërë këto t’i hapen akuzat”, tha ai.

BalkanWeb