8 Nëntor 2026
As moti i keq nuk i ndal për protestën para Kryeministrisë.

Qytetarët e Tiranës janë mbledhur sërish pasditen e sotme para Kryeministrisë në protestën e çdo ditshme kundër qeverisë Rama.

Pas revoltës kombëtare ditën e djeshme ku pati dhe përplasje me policinë, studentë, të rinj dhe qytetarë dolën përsëri sot në ora 18:30 para Kryeministrisë.

Tiranë 8 Nëntor 2026

Ata janë tëpatundur në kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Rama. Nga ana tjetër, qytetarët janë kundër edhe klasës së vjetër politike, pra që përbashkohet nga dyshja Rama-Berisha.

Sakaq, studentët kanë refuzuar dialogun e kërkuar me ngulm nga Rama, pasi nuk gjejnë asnjë arsye që të bisedojnë me një kryeministër të korruptuar dhe që i dhunon me anë të policisë në shesh.