Përfshihet Zjarri dhe flakët një godinë pranë lagunës së Nartës në Zvërnec/ Zjarri rrezikon pyllin me pisha

8 Nëntor 2026
Dyshohet per zjarr të qëllimshëm.
Një magazinë druri që përdorej për ruajtjen e materialeve të peshkimit është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Zvërnec të Vlorës, pranë Lagunës së Nartës.
Zjarri ka rënë pranë dalanit të parë, aty ku kanali i lagunës lidhet me detin. Flakët rrezikuan të përhapeshin edhe në pyllin me pisha që ndodhet pranë godinës, por ndërhyrja e zjarrfikësve të Vlorës bëri të mundur neutralizimin e tyre.
Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Pritet të zbardhen rrethanat e plota të ngjarjes.
