Autostrada Shkodër-Gjakovë.-

Nga: Ylber Vokshi Ylli.-

Varianti 1: Shkodër-Prekal-Fierzë-BajramCurr-Gjakovë
Varianti 2: Shkodër-Vau i Dejës-Pukë-FushëArrëz-Gjakovë

Do të kishte qënë në favor të mbarë Gegërisë një autostradë që lidhë Shkodrën me Gjakovën në më pak së një orë. Nga kjo lidhje do përfitonin në përgjithësi Shqipëria Veriore dhe Rrafshi i Dukagjinit në aspektin ekonomik dhe kulturor, ngase janë dy rajone shumë të përafërta në kulturë, tradita dhe në dialekt gjuhësor.
Autostrada Shkodër-Gjakovë mund të kalonte përmes shumë vendeve turistike në Malësi të cilat do përfitonin nga infrastruktura edhe në pikëpamjen turistike.

Rikthim i lidhjes dhe bashkëpunimit të dikurshëm vëllazëror,këtë sot e preferon edhe BE si një benifit i bashkëpunimit ndërkufitarë për të cilat ka fonde të shumta Evropiane,duhet punuar intezivishtë të dyja palët me i thithur ato fonde edhe për këtë rrugë lidhëse,mundësitë sot ekzistojnë

Shpresojmë që Qarku i Shkodrës, ai i Kukësit dhe i Gjakovës të angazhohen në këtë aspekt duke kërkuar ndihmë edhe nga qeveritë shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës.

Varianti 1: Shkodër-Prekal-Fierzë-BajramCurr-Gjakovë
Varianti 2: Shkodër-Vau i Dejës-Pukë-FushëArrëz-Gjakovë