Kosova nuk është Serbi! Marjana Koçeku përplaset me Vladimir Štimac, reagon edhe Romana Vlahutin

Kosova nuk është Serbi!
11 Nentor 2026
-… Romana Vlahutin, e cila ka shpërndarë reagimin e Koçekut, duke e përshkruar si një mesazh nga brezi i ri shqiptar drejtuar lëvizjes studentore serbe.
Kosova nuk është Serbi! Marjana Koçeku përplaset me Vladimir Štimac, reagon edhe Romana Vlahutin
Deputetja e pavarur Marjana Koçeku është përfshirë në një debat në rrjetin social X me Vladimir Štimac, pas deklaratave të këtij të fundit se Kosova është dhe do të mbetet pjesë e Serbisë.
Koçeku ka kundërshtuar ashpër retorikën nacionaliste, duke theksuar se demokratizimi i Serbisë nuk mund të vijë duke ruajtur të njëjtat qëndrime të presidentit Aleksandar Vuçiç ndaj Kosovës.
Sipas saj, Serbia duhet të njohë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe të kërkojë falje për viktimat, personat e zhdukur dhe dhunën seksuale gjatë konfliktit.
Debati ka tërhequr edhe vëmendjen e ish-ambasadores së Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, e cila ka shpërndarë reagimin e Koçekut, duke e përshkruar si një mesazh nga brezi i ri shqiptar drejtuar lëvizjes studentore serbe.
