Studentët e “Politeknikut” braktisin auditorët/ I bashkohen protestës edhe studentët e FHF-së: – Rama jep dorëheqjen

11 Nentor 2026
Revolta studentore ka nisur sërish, ndërsa studentët e “Politeknikut” kanë braktisur auditorët dhe janë bërë gati për të marrë pjesë në protestën e 165-të kundër qeverisë.
Ata janë mbledhur jashtë ambientit të univeristetit, ndërsa pritet që atyre t’ju bashkohen edhe studentët e tjerë. Kërkesa e tyre vijon të jetë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet në Dublin, ku dhe atje është pritur me protestë nga emigratët shqiptarë.
Studentët e të gjithë fakulteteve pritet të mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit. Më pas ata do të marshojnë drejt Kryeministrisë ku dhe pritet të zhvillohet protesta. Studetëve pritet tu bashkohen edhe qytetarët.
Po ashtu edhe studentët e FHF-së kanë braktisur mësimin dhe i janë bashkuar revoltës studentore. Nën thirrjet “Dorëheqje”, ata kanë nisur marshimin për tu bashkuar me studentët e fakultetve të tjera. Ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre, duke kërkuar përgjegjësi dhe reagim ndaj situatës.
Bashkimi i studentëve të FHF-së i jep një tjetër dimension protestës, ndërsa lëvizja studentore vijon të zgjerohet me pjesëmarrjen e të rinjve nga fakultete të ndryshme. Studentët priten të mblidhen para Ministrisë së Arsmit dhe më pas të vijojnë drejt Kryeministrisë.
