11 Nentor 2026

Gjykata e Posaçme e Apelit ka prishur vendimin e Shkallës së Parë për ish-shefin e operacionales Oltion Bistrin duke e dënuar përfundimisht me 11 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 7 vite e 4 muaj.

Trupa gjykuese me relator Dhimitër Lara e anëtar Daniela Shirka dhe Engert Pëllumbi vendosën ta dënojnë edhe për pastrim parash e korrupsion pasiv.

Gjykata e shkallës së parë i kishte rrëzuar këto akuza dhe si rezultat Bistri u dënua me 3 vite burg, që me dënim të shkurtuar shkoi në 2 vite.

Me vendimin e Apelit të Posaçëm, i konfiskohen 1 milion euro pasuri, 3 apartamente dhe 2 biznese, të cilat shkalla e parë më herët ia kishte kthyer.