Goci ngre alarmin: Miliona euro janë qarkulluar përmes projekteve të parealizuara

Pedagogu Ervin Goci
10 Nëntor 2026
Milionat e AKSHI-t dhe aferat me paratë publike ishin në fokus të diskutimit në emisionin “Ora e Betit”, në Ora News. I ftuar në studio, pedagogu aktivisti Ervin Goci ngriti akuza të forta për atë që e cilësoi si kapje totale të shtetit, duke theksuar se kriza në Shqipëri nuk është thjesht korruptive, por mbi të gjitha politike.
Goci komentoi gjithashtu rolin e SPAK-ut, duke e cilësuar atë si një instrument politik të krijuar nga ndërkombëtarët për të ndërhyrë në situata të jashtëzakonshme, ndërsa ngriti pikëpyetje mbi gatishmërinë e tij për t’u përballur me aferat në nivelet më të larta të pushtetit.
“Kriza e madhe është politike, nuk është korruptive. Që do të thotë që ato gjëra që ne lexojmë ndodhin për shkak se këtu është kapur i pari i shtetit”, u shpreh Goci.
Goci theksoi se sfida kryesore për SPAK-un mbetet hetimi i aferave që përfshijnë nivelet më të larta të pushtetit dhe përballja me atë që ai e konsideron si kapje të shtetit.
“Keni ju këllqe me u përball me këtë lloj të keqe? Kjo është pyetja kryesore që bëjmë ne”, deklaroi Goci.
