13 Nëntor 2026

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Lulëzim Pepës, Fatjon Markut, Aleks (Shkëlqim) Pepajt dhe Ilir Lazrit për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të butë

Katër kërkuesit i janë drejtuar GJKKO-së më 5 nëntor 2026, duke kërkuar gjithashtu që Prokuroria të paraqiste informacion me shkrim mbi hetimet e kryera dhe nevojat e sigurimit.

Pas shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Alma Kodraliu, me vendimin nr. 995, datë 13 nëntor 2026, vendosi rrëzimin e saj. Gjykata vendosi gjithashtu që shpenzimet gjyqësore të ngarkohen mbi kërkuesit.

Ndaj këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda pesë ditëve, duke filluar nga dita pas njoftimit të vendimit.