Protesta Qytetare. “Nesër finalja në parlament”, aktivisti Kola: – Të gjithë atje paradite, të ndalojmë maskaradën antishqiptare.

7 Tetor 2026
Sot po zhvillohet protesta e 130-të para kryeministrisë. Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës dhe të qeverisë, si e vetmja mënyrë për të shpëtuar Shqipërinë. Aktivisti Arbeën Kola u shpreh se nësër të gjithë duhet të jenë paradite përpara parlamentit.
“Rama në burg, Berisha në burg. 130 netë vetëdije qytetarë. Siç e keni marrë vesh nesër është finalja e madhe në parlament. Nesër shqiptarët duhet të thonë jo dhe jo. Mjaft është mjaft.
Ne nuk duhet të lejojmë që ky ligj të kalojë. Në rast se kalon, është hapi i parafundit për zhbërjen e Shqipërisë. Ftoj të gjithë shqiptarët te parlamenti në orën 9. Të ndalojmë maskaradën antishqiptare. SPAK të arrestojë Edi Ramën, Belinda Ballukun, Prodën dhe të tjerët”.
