– Ish kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Dosja e Zvërnecit s’i përgjigjet pyetjeve kryesore që nxorën njerëzit në rrugë

7 Tetor 2026
Pasqyra ka emër të bukur. Por i mungojnë përgjigjet!
Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço ka ironizuar nismën e qeverisë, “Pasqyra e Flamingove”, të prezantuar pak ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama, ku u publikuan dokumente dhe të dhëna në lidhje me projektin e Zvërnecit, që shkaktoi protestën masive që nisi në fund të majit
Në një reagim në rrjete sociale, ai shkruan se “Pasqyra e Flamingove” nuk iu përgjigjet qytetarëve që dolën në shesh kundër projektit të Zvërnecit.
Jaço shprehet se nuk ka asnjë përgjigje se çfarë do të ndërtohet, cilat janë pasojat mjedisore apo e kujt është toka në të cilën do të bëhet ndërtimi.
Ai përmend edhe faktin se SPAK ka nisur hetimet për falsifikim dokumentesh të pronësisë nga persona nën hetim për trafik droge dhe pastrim parash.
REAGIMI I PLOTE:
“Pasqyra e Flamingos” nuk iu flet flamingove
Qeveria hapi “pasqyrën” për transparencë të plotë në Zvërnec. Kush e kërkoi, gjeti dhjetëra dokumente. Shkresa, vendime, përmbledhje takimesh.
Por nuk i përgjigjet tre pyetjeve që nxorën njerëzit në rrugë.
- Çfarë do NDËRTOHET? Sa sipërfaqe, sa lartësi, sa volum? Leja e zhvillimit dhe masterplanet, që e tregojnë këtë, mungojnë.
- Po pasojat MJEDISORE? Në pasqyrë thuhet “në pritje”. Po leja dhe makineritë erdhen të parat. Në BE, dhe në vendet që duan të hyjnë në BE, studimi vjen i pari.
- E kujt është TOKA? Banoret e zonës e kontestojnë prej vitesh. SPAK po heton për falsifikim dokumentesh pronësie, nga persona nën hetim për trafik droge dhe pastrim parash. Sqarime në pasqyre nuk ka, por video e djeshme ne Ëall Street Journal (link në komentin e parë) e bën akoma me problematike situatën.
Pasqyra ka emër të bukur. Por i mungojnë përgjigjet!
