7 Tetor 2026

Një kritikë e fortë ndaj sjelljes së Edi Ramës në arenën europiane ka ardhur nga eurodeputeti spanjoll Antonio López-Istúriz Ëhite, në intervistën ekskluzive për “Kafe Shqeto” me Flavio Qarrin në SYRI TV.

Duke folur për ndikimin e së djathtës europiane dhe ndryshimin e klimës politike në Bruksel, Lopez tha se “koha e karagjozëve politikë ka mbaruar”. Ai theksoi se Shqipëria duhet të ketë një qeveri serioze për të avancuar drejt BE-së, ndërsa u shpreh se në Bruksel ka mbetur një “shije e tmerrshme” nga skenat ku Rama, sipas tij, iu gjunjëzua Giorgia Melonit.

Intervista:

Qarri: A mundet ndikimi i të djathtës europiane të jetë më i fortë te qeveria shqiptare që ajo të mos sillet siç është sjellë?

Eurodeputeti Lopez: Koha e karagjozëve politikë ka mbaruar… ( e përkthyer nga Flavio Qarri)

Ne duam që të jetë Shqipëria në Europë me cilëndo qeveria por mbi të gjithave kusht kryesor është që të jetë një qeveri serioze. Edhe ata ‘humoristët në Europë’ nuk janë më, ata që i rrihnin shpatullat Edi Ramës dhe mrekulloheshin nga ‘origjinaliteti’ i tij nuk janë më aty, situata ka ndryshuar, ideologjia ka ndryshuar plotësisht dhe nuk do jenë më ata njerëz që nuk i bënin pyetje dhe janë po ata njerëz që nuk kanë bërë pyetje as nëpër diktatura as në vende të tjera me qeveria të majta si rasti i Spanjës… dhe kanë qëndruar pasiv ndaj çështjeve dhe gjërave që po ndodhnin vërtetë në vende respektive, por tani nuk është më ajo situatë. Unë dhe të gjithë ne në Bruksel kemi ende një shije të tmerrshme nga ato skenat ku kryeministri Edi Rama i gjunjëzohej Georgia Melonit dhe nuk mund të jetë ajo sjellja e një kryeministri të një vendi kandidat për anëtarësimin në BE.