7 Tetor 2026

Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka përfshirë mbrëmjen e së martës fshatin Bestrovë, duke krijuar një situatë emergjente në zonë. Tre vatra zjarri janë aktivizuar pothuajse njëkohësisht, ndërsa flakët janë favorizuar nga era e fortë, duke u përhapur me shpejtësi në terren.

Nga zjarri është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi dhe shkurre, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe rrënjë ullinjsh, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonën e prekur.

Për shuarjen e zjarrit në terren kanë mbërritur disa mjete zjarrfikëse, tre autobote, si dhe shërbimet e Emergjencave Civile. Forcat në terren kanë punuar për disa orë për të izoluar vatrat dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve në sipërfaqe të tjera.

Situata është bërë edhe më shqetësuese pasi nga flakët janë rrezikuar edhe dy stane, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve ka shmangur përhapjen e zjarrit drejt tyre.

Pas rreth pesë orësh, forcat zjarrfikëse kanë arritur ta vënë zjarrin nën kontroll, ndërsa vijon puna për monitorimin e zonës dhe eliminimin e mundësisë së riaktivizimit të vatrave.

Dëmet e shkaktuara në bimësi, shkurre dhe ullinj janë të konsiderueshme. Ndërkohë, nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, ndërsa pritet që hetimet të përcaktojnë shkaqet dhe rrethanat e plota të rënies së tij.

Nga Gazeta Sot