Kosova prezanton programin ne Njesine Nr.3

Kosova prezanton programin ne Njesine Nr.3

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova ka bërë një takim me banorët e Njësisë Nr.3, Tiranë. Ai prezantoi programin e tij nëse vjen në krye të bashkisë. Premtimet konsistojnë kryesisht në rikonstruksionin e rrugëve, shkollave, shtimin e hapësirave të gjelbra, e të tjerë.

 

Një tjetër premtim që Kosova e bën pothuajse në çdo njësi, ishte ndërhyrja në rrjetin e ujësjellësit, duke premtuar ujë në 24 orë. “Sinjalistika vertikale dhe horizontale e investime në rrjetin e ndriçimit, janë projektet që unë do të realizoj në këtë njësi. Nuk jam një politikan tipik, por ju ndoshta për këtë keni nevojë. Në bashki shumë hallka nuk kanë funksionuar në lidhje me shërbimet që ju kërkoni. Mjerë ai që ka për të punuar me mua. Do ta gjejë belaja ”, tha Halimi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama