Kosova kunder Bashes Do te rihap tregun e ish-Uzines Dinamo

Kosova kunder Bashes: Do te rihap tregun e ish-Uzines Dinamo

Në vijim të fushatës elektorale, kandidati i djathtë për kryeqytetin Halim Kosova ka prezantuar programin e tij për bashkinë e re në komunën e Bërzhitës.

Duke folur për pikat e programit të cilat lidhen me infrastrukturën dhe jetën në komunitet, Kosova u ndal edhe në çështjen e shitjeve të produkteve bujqësore.

Ai tha se do të rikthejë tregun e ish-Uzinës Dinamo në kryeqytet, duke u dhënë licencat sërish tregtarëve në një treg, që siç tha ai, do të rikontruktohet.

Kosova theksoi se tregu do te kthehet siç ishte pak muaj me parë, duke anashkaluar faktin se ishte pikërisht bashkia nën drejtimin e Bashës ajo e cila e mbylli tregun.

Më konkretisht, tregu i ish-uzinës Dinamo, ishte një treg i tregtimit të produkteve me shumicë. Një task-forcë e përbashkët qeveri – bashki pas kontrolleve të ushtruara zbuloi se produktet ushqimore ruheshin jashtë kushteve frigoriferike, nuk ishin të shoqëruara me faturë që të tregonin origjinën e tyre etj. Për më tepër, zona në fjalë është e kontaminuar për shkak të lëndëve toksike që ndodheshin dikur në uzinë.

Kosova e anashkaloi me një fjali çështjen e rihapjes së tregut pa treguar detaje për një plan të mundshëm, por mbyllja e tij erdhie dhe si pasojë e ligjeve në fuqi të cilat nuk lejojnë tregtimin e produkteve ushqimore me shumicë brenda zonave të banuara.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama