Edi Rama e ka quajtur “doktor të lodhur” Halim Kosovën, ndërsa të tjerë përfaqësues të mazhorancës kanë lëshuar ndaj tij akuza të ndryshme.
A është në të vërtetetë kjo konsiderata që kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste ka për gjinekologun e njohur apo ai e ka ndryshuar atë tani që Kosova kandidon në Tiranë për opozitën? Si kryetar i Bashkisë së Tiranës, në vitin 2007, kur ishte edhe kryetar i PS, Rama id ha një çmim të veçantë Halim Kosovës.
Një vlerësim për atë që Kosova kishte bërë “përtej profesionit të tij, duke ngritur një qendër për nënat e reja, që është një shembull për të gjitha institucionet dhe njëkohësisht duke punuar në mënyrë pasionante për foshnjat e braktisura”.
Siç mund ta shihni në videon e mëposhtme, Rama i shpreh “doktor Halimit të gjithë respektin dhe konsideratën” e tij dhe nëpërmjet tij “të të gjithë atyre që në Bashkinë e Tiranës kanë patur të bëjnë drejtpërdretjë me të”.