Kosova ne Berzhite Do permiresojme sherbimin e transportit mbjellim 2 mln peme

Kosova ne Berzhite: Do permiresojme sherbimin e transportit, mbjellim 2 mln peme

Kandidati i koalicionit të djathtë për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova ishte paraditen sotme në Bërzhitë ku prezantoi programin e tij para banorëve të kësaj zone. Kosova premtoi se në krye të bashkisë do të marrë të gjitha masat për uljen e taksave, furnizimin 24 orë me ujë të të gjithë kryeqytetit, asfaltimin e të gjitha rrugëve që lidhin komunat me kryeqytetin. Në zonën në fjalë Kosova tha se do të bëhet i mundur rikonstruksioni i tre objekteve arsimore, krijimi i këndeve sportive dhe këndeve të lojërave për fëmijë si dhe ndërhyrja në infrastrukturë.


“Ne do të investojmë për përmirësimin e shërbimeve të transportit, ato të depozitimit të mbetjeve urbane, për kanalizimet e ujërave të zeza dhe ndërtimin e ujësjellësit. Do bëjmë edhe rikonstruksionin e 3 objekteve arsimore, ambienteve sportive, si dhe instalimin e internetit në këto shkolla”, tha Kosova. Kosova premtoi se gjatë mandatit të tij të parë në krye të bashkisë do të mbjellë 2 mln pemë, te cilat do te sigurohen nga bashkëpunimi me universitetin bujqësor dhe kopshin botanik…


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama