Kosova me te perndjekurit Ju jeni lezeti i fitores

Kosova me te perndjekurit: Ju jeni lezeti i fitores

Kandidati i APPD për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova ka qenë sot në një takim me ish-të përndjekurit politikë.

 

Kosova u premtoi se do të jetë gjithmonë pranë tyre kur të jetë në krye të Tiranës.

 

“Do të jem pranë jush. Asnjëri prej jush nuk duhet dënuar për herë të dytë, pas atyre që ka kaluar në regjimin komunist. Do të më keni përkrah dhe do të zgjidhim bashkë problemet e trashëguara”, u shpreh kandidati i djathtë.

 

Gjithashtu Kosova tha se do t’u gjendet gjithmonë pranë për të fituar kohën që kanë humbur.

 

“Ju them se vota juaj do të jetë lezeti i fitores”, e mbylli fjalën e tij Halim Kosova.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama