Variantet e reja të COVID/ Merkel paralajmëron: Të përgatitemi, një valë e tretë…

11 SHKURT 2021

Kancelarja gjerman,e Angela Merkel, tha se vendi duhet të përgatitet për faktin se variantet e reja të koronavirusit mund të “bëhen dominuese” dhe “të asgjësojnë sukseset tona” me një valë të tretë.

Merkel bëri mea culpa duke pranuar se ajo nuk kishte “vendosur masa bllokuese shumë herët ose sistematikisht, ndërsa kishte shenja të një vale të dytë”.

“Në disa vende evropiane tashmë kemi parë një rritje herë pas here dramatike të infeksioneve dhe mund të ketë efekte katastrofike në sistemet shëndetësore” shtoi Angela Merkel në deklaratën e saj në Bundestag duke iu referuar varianteve ‘të mutuara’ të koronavirusit.

“Jo gjithçka është studiuar ende në thellësi, por do të bënim mirë të mos dyshonim në vlerësimet e ekspertëve në vend dhe jashtë vendit, kur ata na shpjegojnë se të tre variantet janë shumë më agresive, dhe për këtë arsye më ngjitëse, sesa virusi origjinal”, tha Kancelarja.

“Ne duhet të vazhdojmë të jemi të durueshëm dhe elastik” në luftën kundër pandemisë, shtoi Merkel, duke theksuar se “në fund do të jemi në gjendje të fitojmë dhe ta drejtojmë vendin tonë drejt ditëve më të mira”.

Gazeta Shqip