SPAK dyshon se Policia e Elbasanit i dha Ergys Agasit targa të paidentifikueshme

9 Nëntor 2026
Detaje të reja kanë dalë lidhur me hetimet ndaj Ergys Agasit dhe ish-shefes së SHISH, Vlora Hyseni. Në dokumentin hetimor, bëhet me dije se SPAK dyshon se Agasi ishte pajisur nga zyrtarë të Policisë së Elbasanit me targa të paidentifikueshme. Një tjetër detaj është se këto targa të cilat i ishin dhënë Agasit, përdoren vetëm për disa institucione specifike shtetërore.
Sipas SPAK, Ergys Agasi akuzohet se në bashkëpunim me Ermal Beqirajn kanë krijuar një grup të strukturuar kriminal, i cili kishte si qëllim manipulimin e tenderëve publikë të AKSHI-t, ku përveç korrupsionit dyshohet se janë përdorur edhe forma dhune e deri në pengmarrje.
Ndërsa, Vlora Hyseni, ndaj së cilës GJKKO ka caktuar më herët masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, akuzohet për përfshirje në çështjen e AKSHI-t, ku dyshohet se ka ndihmuar biznesmenin Ergys Agasi gjatë kohës që ky i fundit ishte në arrati.
