Nga jeta aktori i njohur shqiptar: Andon Qezari

13 SHKURT 2021

Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçari aktori i njohur, Andon Qesari. Ai u nda nga jeta pas një sëmundje të gjatë, e cila e kishte rënduar shumë në vitin e fundit.

Ka qenë djali i tij, Redon Qesari, ai që ka bërë të ditur lajmin e hidhur. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se babai ka lënë një trashëgimi të çmuar.

Postimi i Redon Qesarit:

Të dashur miq e të njohur,

Sot në mëngjes, pas një sëmundje të gjatë, e cila e kishte rënduar dhe sfilitur shumë në vitin e fundit, i dashuri babai im ANDON QESARI u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Dashuria e Tij e pamat për ne, familjarët dhe njerëzit e tij të afërt, përpjekjet për të na dhënë një jetë me dinjitet dhe begati, pasioni i vyer artistik që e shoqëroi gjatë gjithë jetës dhe shënoi një karrierë të paharrueshme në teatrin shqiptar dhe studimin e artit, humori i hollë që e spikaste, janë trashëgimi më i çmuar që na la.

Të dua Ba’ dhe mirupafshim në një jetë më të mirë…

Gazeta Shqip