Turqia sekuestron anijen ruse që po transportonte drithë ukrainas

Autoritetet doganore turke kanë sekuestruar një anije tregtare ruse që transportonte drithë që Ukraina e ka shpallur të vjedhur, tha sot ambasadori i Ukrainës në Turqi.

“Kemi bashkëpunim të plotë. Anija tani është në hyrje të portit, duke u ndalur nga autoritetet doganore turke”, tha ambasadori Vasyl Bodnar për televizionin shtetëror ukrainas.

Ai tha se për fatin e anijes do të vendoset pas mbledhjes së organeve kompetente që do të mbahet nesër, të hënën.

Nga OraNews