Zjarr i madh në fshatin Qesaret, Gjirokaster, digjen pemë e drurë frutorë

Zjarr i madh po shkakton dëme të konsiderueshme në drurët frutor në fshatin Qesarat Bashkia Memaliaj. Sipas informacioneve të fundit deri me tani janë djegur disa pemë ullinj dhe bajame ndërkohe që flaket po shtrihen rrezikshëm dhe në pjese të tjera.

Si pasoje zjarrfikësit në Memaliaj ndodhen ne vendngjarje ku po luftojnë me flakët për të evituar shkaktimin e dëmeve të shumta në pemët e tjera frutorë.

Ka dhe një vatër zjarri jo larg zonës aktive çka po luftohet për ta vënë nën kontroll.

Nga OraNews