12 Prill 2023

Në Britaninë e Madhe po qarkullon një variant i ri i koronavirusit, i cili u emërua “Arcturos” dhe tashmë po “përhapet” më shumë në Indi. Siç bëhet e ditur nga mediat britanike, mutacioni i ri shumë i transmetueshëm u shfaq në Britaninë e Madhe për herë të parë muajin e kaluar dhe deri më tani janë identifikuar 50 raste.

Shkencëtarët, megjithatë, nuk presin që varianti të jetë më vdekjeprurës se llojet e tjera të koronavirusit që qarkullojnë aktualisht. Për më tepër, rezultatet e para të hulumtimit tregojnë se “Arcturos” nuk ka një aftësi të shtuar për mbrojtjen e ofruar nga vaksinat.

Në një studim të bërë nga shkencëtarët në Japoni dhe të para-botuar në revistën shkencore bioRxiv, duket se Arcturus është 1.2 herë më ngjitës se mutacioni Kraken. Po ashtu, sipas tyre, mutacioni pritet të përhapet së shpejti në të gjithë botën

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) aktualisht po ndjek zhvillimin e “Arcturus”, i njohur shkencërisht si XBB.1.16 dhe i identifikuar për herë të parë në fund të janarit.

Gazeta Sot