12 Prill 2023

Ledi Shamku, gjuhëtare, e ftuar në “Ora e Betit” duke folur për ndryshimin e ligjit të Akademisë së Shkencave, foli sesi e njeh ajo kreun e kësaj Akademie, Skënder Gjinushin.

Shamku: Meqenëse kryetari i vetëemëruar i Akademisë së Shkencave, i padekretuar, nuk është këtu i pranishëm do të doja ta prezantoja me dy fjalë. E kam dëgjuar për herë të parë në jetën time Skënder Gjinushin kur kam qenë studente e grevës së urisë, po flas për ’90-ën, kur kishim dërguar një përfaqësi të shokëve tanë për të kërkuar pluralizimin. E kam dëgjuar atëherë se ishte ministri i fundit i diktaturës, ministri i arsimit të diktaturës. Pastaj nuk e kam dëgjuar më të kishte lidhje me arsimin dhe shkencën.

Kur u futa në politikë në 2007 e kam hasur në anekset e errëta të politikës, kishte një parti të veten që e mbajti deri në 2019 kur e dorëzoi për Akademinë e Shkencave. Ja ku jemi sot që është përsëri Skënder Gjinushi në krye të Akademisë së Shkencave që po kërkon të diktojë, pavarësisht sa ja lejojnë dhe a ja lejojnë, politikat e shkencave të arsimit.

Nëse në këtë vend do të duash të studiosh tranzicionin mjafton të studiosh iterin e Skënder Gjinushit dhe ke kuptuar shumëçka për këtë vend. Mandati i tij nuk mbaron në tetor por në maj. Ka pasur një gep se nuk u dekretuar nga presidenti i asaj kohe se u shkel rëndë Kushtetuta se kur kandidoi ishte ende kryetar partie. Zgjedhjet u mbajtën në maj dhe u vetëdekretua në tetor.