10 Prill 2023

Gazetari Robert Papa ka treguar disa nga arsyet e vizitës se ish të dërguarit të posaçëm të SHBA-së Gabriel Escobar.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se vizita e diplomatit ka të bëjë për garancinë e situatës së Kosovës nga ana e Ramës dhe  për sulmet kirbernetike të Iranit.
ndër të tjera ai theksoi se vizita e Escobar në Tiranë do të përdoret dhe politikisht për faktin se nuk do të takojë ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Arsyeja e vizitës është më shumë për garancinë e situatës në Kosovë, për të marrë një pozicion zyrtar nga Rama sepse kohët e fundit ka pasur një luhatje, do të jetë për sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë. Natyrisht vizita e tij do të përdoret dhe politikisht duke mos pasur takime me Berishën. Nuk është gjë e re nga Escobar”- tha ai.

Gazeta Sot