10 Prill 2023

Nga dita e sotme moti parashikohet kryesisht i qëndrueshme gjatë javës, pas reshjeve të shiut dhe temperaturat e ulëta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak nga dita e martë në vendin tonë do të mbizotërojnë masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata. Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite. Gjithashtu pritet edhe rritje graduale e temperaturave si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës.

Megjithatë, duke filluar nga dita e premte mbi vendin tonë rikthehen kushtet e paqëndrueshme atmosferike, ku do të ketë vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.

Duke filluar pas orëve të mesditës të ditës së premte moti do të mbetet përsëri i vranët dhe do të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave në vlerat e mesditës.